Baton Haxhiu duhet të izolohet (nga Ylli Dylgjeri)

0
76
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deri në ditët tona, në SHBA, kanë mbetur ende ligje të vjetra, të pa abroguara për arsye të rutinës legjislative.
Një ligj i tillë është edhe Ai i internim dëbimeve në shtetin e Arkansasit. Ligji thotë: Kush shgarravit mbi Ura internohet në Zelanden e Re. Duke ruajtur kështu edhe me ligj vlerat kulturore, monumentale e ndërtimore të këtyre veprave që lidhnin njerzit andej ketej.
Ishin problematikat kohës ato që iu imponuan ligjvënësve amerikanë për të nxjerrë akte të tilla represive në përmbajtje. Mu kujtua ky ligj kur degjova, dhe më pas lexova, letrën e gazetarit rural Baton Haxhiu drejtuar Presidentit të Shqipërisë.
Vini re:
Presidentit të Republikës!
Letra për mua duhet konsiderohet si një shgarravinë. Do thoni: po Presidenti ynë nuk është Urë? Presidenti i Shqipërisë mendoj se është edhe Ai një Urë. Një Urë e rëndësishme për vazhdimësinë dhe lidhjen e kombit andej këtej kufirit. Pra a nuk e meriton dhe ky shkarravitës një internim…në mos një rikthim në fshatin ku ka lerë?
Unë e votoj.

Shenim:
Sapo më erdhën propozimet nga opozita për amendimin e ligjit për internimet. Per Batonin propozimi është për ta dërguar jo në
New Zeland por në New Born.

Zjarr Tv Ad