Baton Haxhiu mburr Ramën/ “I dha 72 frymëmarrje Kurtit”

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu e ka cilësuar si të drejtë vendimin e kryeministrit Edi Rama për të anuluar mbledhjen e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjakovë.

Haxhiu pretendon se Rama i dha kryeministrtit të Kosovës 72 orë frymëmarrje politike, pasi ?Kosova është shumë pranë sanksioneve nga ndërkombëtarët.

“Ka 2-3 ditë që ka komunikim mes Kryeministrit Rama dhe Albin Kurtit. Dhe kjo që deshi z.Rama edhe kur e propozoi draftin, deshi frymëmarrje politike për Albin Kurtin. Kjo frymëmarrje politike i dha atij 72 orë që të përqafojë deskalimin e cila është A-ja e asaj që ai duhet të ndërmarrë.

Z.Kurti dhe Kosova janë para sanksioneve dhe sanksionet janë gati të shkruara, së pari vijnë nga BE dhe pastaj nga SHBA. Ekzistojnë të gjitha të shkruara. Vetëm pritet momenti që të hyjnë në fuqi. Problemi kryesor për ata të cilët e dinë që janë sanksione, ato vështirë të kthehen mbrapsht dhe qëndrojnë për një kihë të gjatë”, u shpreh ai.

Analisti deklaroi në emisionin e Blendi Fevziut se vendimi i sotëm i kreut të qeverisë është marrë në bashkëpunim me ndërkombëtarët.

“Nuk bëhet asnjë gjë pa konsultimin ndërkombëtar. Rama ka 2 adresa, një SHBA dhe dy Brukseli. Sot në orët e paradites ka bashkëbiseduar me Borrell për të fituar kohë me z.Kurti. I vetmi shpëtimtar në këtë moment i shqiptarëve të Kosovës, është Edi Rama. Në këtë moment është shpëtimtari i vetëm për arsye se nuk ka adresë Kosova tjetër. Nuk ka më dialog. Ka vetëm nënshkrim”, theksoi Haxhiu.

Zjarr Tv Ad