Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion”, u shpreh se; e vetmja mënyrë që Shqipëria të siguronte vaksinën, ishte takimi i drejtpërdrejtë me kreun e kompanisë Pfizer, pasi BE nuk e mbajti premtimin.
“Vendet si Shqipëria dhe të tjera e kanë pas një garanci nga BE, që porsa të vijnë dozat do t’ju shpërndahet një pjesë. BE nuk e bëri dhe meqë nuk e bëri, e vetmja mënyrë ishte për të shkuar drejtëpërdrejt tek CEO i Pfizer dhe të sigurohen vaksinat për këtë, duhet t’ja japësh meritën Kryeministrit, jo Edi Ramës”, ka thënë Haxhiu duke iu drejtuar ish-ambasadorit Agim Nesho.
“Në këto 11 mijë doza që janë siguruar nga 2 vendet mike, jepja meritën kryeministrit. Deri në vitin 2025 Pfizer e ka të shitur gjithë prodhimin. Fabrika në Blegjikë zyrtarisht nuk prodhon më shumë se 100 mijë copë”, kështu është shprehur Baton Haxhiu.