Baton Haxhiu: Në Shqipëri nuk ka njerëz që nuk kanë bukë, mirëqenia është rritur

0
970
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi, kanë debatuar në studion e “Opinion”, lidhur me gjendjen e varfërisë në Shqipëri.

Haxhiu u shpreh se; mirëqenia në Shqipëri është rritur, ndërkohë që Zekthi u shpreh se; në vend ka njerëz që nuk hanë dot bukë.

Pjesa nga debati

Zekthi: Këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Haxhiu: Nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Zekthi: Njerëzit janë në çadra.

Haxhiu: Për kokë banori, veç po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë) ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Sundimi i ligjit tek ne është shumë i dobët.

Haxhiu: Mirëqenia në Shqipëri është rrit dhe është objektive.

Zekthi: Unë mendoj që Shqipëria jeton në vafëri.

Zjarr Tv Ad