Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Gazetari Baton Haxhiu u shpreh mbrëmjen e djeshme në një emision televiziv se në zgjedhjet e reja të brendshme në PD nuk duhet të kandidojë Sali Berisha.
Haxhiu thotë se nëse Berisha kandidon për postin e kryetarit, atëherë ai do të kthente Bashën.
“Demokratët nuk e qajnë që ai është shpallur non-grata dhe mendoj se kjo është gabim. Në qoftë se kandidon zotëri Berisha, atëherë Basha kthehet dhe fiton”, thotë ai.
Nëse demokratët e konsiderojnë se e ardhmja e tyre është Sali Berisha, është gabim i madh. Pasi kemi të bëjmë me një njeri që ka shumë mëkate rrugës. E di që njerëzit kanë emocion ndaj Berishës për shkak të kohës së gjatë të tij në politikë. Është kafshë politike. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan”, përfundoi ai.