Baton Haxhiu: U bë fushatë për RRËNIMIN e Bashës! PD s’ka kryetar se E VRATË JU, Berisha, Rama, Shkullaku! NERVOZOHET Fevziu: Këtë s’mund të ma thuash (DEBATI)

0
148
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Baton Haxhiu thotë se zgjedhjet e 6 Marsit nuk ishin garë për bashkitë, por një sfidë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Haxhiu tha se Partia Demokratike nuk ka më lider, pasi sipas tij, ai u vra nga kundërshtarët politikë dhe analistët në studiot televizive.

“Gara ishte një përpjekje për të rrënuar Bashën”, u shpreh Haxhiu në emisionin “Opinion”. “Bashën e vratë ju (Fevziu), Berisha, Shkullaku, Rama…”, vijoi ai.

Pjesë nga debati në studio:

Baton Haxhiu: Kjo garë nuk është për kryetarë për Bashkie. Kjo garë është përpjekje për të rrënuar Lulzim Bashën. Aleati më i rëndësishëm i këtyre zgjedhjeve, i Edi Ramës, është Sali Berisha dhe Ilir Meta, pse foltorja dhe pika non-grata kanë ndërtuar narracionin kundër Bashës. .

E gjithë gara është ndërtuar kundër Bashës, në fushatë, në studio televizive. Dhe presidenti i republikës, duke shkelur çdo etikë, vendos të shpallë zgjedhjet, vetëm të rrënojë Lulzim Bashën. Që në momentin që u shpall Berisha non-grata, ndërtoi fushatën e tij mbrojtëse duke sulmuar njeriun e tij.

Baton Haxhiu: Lulzim Basha dhe Sali Berisha kanë bërë betejë me njëri-tjetrin, jo për bashki. Dhe lideri që ka shkatërruar PD-në, PD-ja s’ka lider, e vranë, ti, Shkullaku, Berisha, Edi Rama…

Blendi Fevziu: Këtë nuk mund ta thuash, në këtë studio palët kanë qenë të barabartë, nuk mund të vish në këtë studio dhe të thuash provokim. S’mund të vish e të më thuash mua e ke vrarë. Unë i kam qëndruar një teze…

Zjarr Tv Ad