Analisti Baton Haxhiu është shprehur se vula e Partisë Demokratike mbahet nga shumë faktorë.
I ftuar në “Syri TV”, ai tha se Sali Berisha duhet që ta kishte marrë prej kohësh vulën e PD-së por në këto momente ai e ka shumë të vështirë që ta sigurojë atë.
“Një gjykatë normale në një moment të caktuar përpara zgjedhjeve dhe një gjyqtar normal që vlerëson demokracinë përpara procedurave juridike e kam thënë dhe më parë që duhet t’ia jepte vulën Sali Berishë për arsye se ishte momenti i tij dhe kishte shumicën e asaj partie.
Meqë nuk e ka marrë në atë moment do të dyshoj se ai do ta marrë dhe në të ardhmen edhe nëse shkon në Strasburg. Sa më shpejt që e pret kancerin brenda këtij rrethimi aq më shpejt konsolidohet e djathta në zgjedhjet e 2025 pushteti është shumë pranë për ta marrë”, tha Haxhiu.