Baton Haxhiut iu zbulua superpaga prej rreth 18 milionë lekë në muaj në një spital privat në Tiranë, si përgjegjës marketingu.

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë emisionit “Shock” me Bruna Çifligun në Euronews, Baton Haxhiu tha që është shqetësuese që diçka krejt private të dalë haptaz, dhe se një person që e gjen veten aty nuk e di as kë të fajësojë.

“Këtu është një i çmendur që nuk e ka ditur fare për pasojat, se çfarë do të thotë botimi i tyre. Mos të flas për shtetin që ka dështuar totalisht. Nëse nuk je i përgatitur për digjitalizim, nëse nuk e ke sekretin e ruajtjes së tyre, mos e bëj se nuk je i gatshëm për këtë punë”, tha mes tjerash Baton Haxhiu.

Ai u shpreh që “kjo çfarë ka ndodhur është më shumë se sa traumë” duke shtuar se “nuk di se si ta definoj këtë papërgjegjësi shtetërore dhe individuale”.

“Këtu dikush kërkon njëfarë revolucioni social për shkak të dallueshmërisë”, tha gazetari dhe tha se një gjë e tillë nuk do të kalojë pa pasoja.

Pagat dhe numrat e identitetit të mijëra qytetarëve janë publikuar ditën e sotme në disa media online.

Pas ankesës së një grupi qytetarësh për publikimin e të dhënave personale, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet.

Prokuroria do të kërkojë zyrtarisht në Drejtorinë e Tatimeve dhe Institutin e Sigurimeve verifikim për nxjerrjen e dokumenteve zyrtare.

Zjarr Tv Ad