Batuta e Ramës për Partinë Socialiste me të rinjtë e Dibrës: Ishalla s’të bën partia ty si vetja

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duke folur në një takim me të rinjtë në Dibër me kandidatin e PS për kryetar Bashkie në këtë forcë politike, bëri një batutë për Partinë Socialiste

Unë dua të jem menaxher i Dibrës dhe jo i partisë, nëse më vini aty, më lini të menaxhoj punët e qytetit të Dibrës,  citoi Rama kandidatin që i ishte ofruar për këtë punë. Je në vete, rrëfen Edi Rama. Ne këtë duam, ishalla s’të bën partia ty si vetja e vet  tha Rama, duke nënkuptuar se ka ende pakënaqësi me PS në mandatin e tretë të saj.

Kjo shkaktoi të qeshura tek të rinjtë, që edhe ndoshta nuk kuptuan thelbin e asaj që tha kryemistri, por Ditmir Bushati, që mori fjalën pas kryeministrit dhe kryetarit të PS, u mundua të sqarojë me qartë këtë batutë.

Për një parti si e jona që kemi marrë mandatin e tretë, është e rëndësishme që jo thjesht të matemi me rivalin e dukshëm por me rivalin e padukshëm. Që Partia Socialiste të jetë në pararojë me veten dhe ta kenë të brymosur përfaqësinë e familjes dhe partisë politike” tha Bushati, duke e konsideruar PS një familje.

Zjarr Tv Ad