Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Dëshmia e ministres Belinda Balluku në Komisionin Hetimor për Inceneratorët është shoqëruar edhe me batuta mes deputetëve. E pyetur nga Belind Këlliçi nëse kishte zhvilluar takim electoral në Landfillin e Tiranës, ministrja tha se nuk e kishte bërë këtë pasi ishte në konflikt interesi, teksa shtoi se Këlliçi e kishte ndjekur këmba-kembës për ta kapur në shkelje ligji.
Kjo batutë e ministres ka shkaktuar të qeshura në sallë, ndërkohë që kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku u shpreh se kjo batutë duhej të bëhej më herët, me qëllim që të qeshnin edhe kolegët që nuk iu qesh buza asnjëherë, duke iu adresuar deputetëve të mazhorancës.