Bayern Munich harron Sane, bavarezët pranë Perisic dhe Dybala

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duhet të ishte blerja më e rëndësishme e verës, por për Bayern Munich është kthyer në një makth të vërtetë. Bavarezët kanë dështuar të transferojnë Leroy Sane, megjithëse jo për fajin e tyre. Futbollisti i Manchester City u dëmtua të dielën në finalen e Community Shield dhe pas testeve mjekësore ka rezultuar se ka këputur ligamentet. Kjo do të thotë, se ai duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në gju, që do ta mbajë jashtë fushave për të paktën gjashtë muaj.

Për këtë arsye, kampionët gjermanë po ndjekin të tjera alternativa. Në krye të listës kthehet sërish Paulo Dybala. Sulmuesi argjentinas refuzoi transferimin në Premier League, pavarësisht se Juventus kishte arritur akordin në fillim me Manchester United dhe më pas me Tottenham. Bayern kërkon të përfitojë, teksa tani di me saktësi vlerën e futbollistit, që mund të vendoset nën urdhërat e Niko Kovac për më pak se 70 milion euro.

Në pritje të goditjes së madhe, bavarezët kanë në dorë një tjetër afrim. I lënë jashtë projektit nga Inter, Ivan Perisic është gati të përqafojë gjigandët e Bundesligës. Të sigurta për këtë janë mediat italiane. Sipas tyre, palët kanë arritur marrëveshjen për futbollistin kroat që do të kalojë te Bayern Munich në formë huazimi dhe me të drejtë blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit.

Zjarr Tv Ad