“Baza është një trup i vetëm, ka një frakturë te grupi parlamentar”/ Strazimiri: Largimi i dy deputetëve nuk përbën…

0
123
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një lidhje Skype për Fax News ish-deputeti Gent Strazimiri foli për zhvillimet në Partinë Demokraike, duke theksuar se kjo forcë opozitare nuk është e ndarë në dy kampe.

I pyetur për dorëzimin e mandatit nga dy deputetë të PD-së, Strazimiri tha se janë vendime personale dhe nuk mund të spekulohet për arsyet. Ai tha ndër të tjera se baza e demokratëve nuk është e përçarë, madje sa vijnë e i bashkohen figura që duan të punojnë fort për të përmbushur vullnetin e demokratëve.

Pjesë nga intervista në studio:

Pse dy deputetë të PD-së dorëzuan mandatet?

Strazimiri: Kam përshtypjen që janë vendime personale, nuk mund të flas në emër të tyre sepse në çdo rast do të spekuloja. Janë vendime që kanë arsye, politike ose jo pak rëndësi ka. PD është shumë e madhe.

-Pyetje: PD e ndarë në dy kampe, a e dëmton kjo këtë forcë në garën e zgjedhjeve lokale?

Strazimiri: Unë nuk them se është e ndarë në dy kampe, grupi parlamentar duhet të jetë i ndërgjegjshëm se janë thjesht përfaqësues me prokurë të demokratëve, nëse duan të përfaësojnë siç duhet, duhet të pyesin demokratët dhe askënd tjetër. Sigurisht që ka një frakturë në grupin parlamentar, një pjesë e deputetëve refuzojnë të përfaqësojnë vullnetin e demokratëve, unë këtë nuk e quaj përçarje. Kam thënë se një trup kur pret thonjtë nuk ndahet por thjesht është një proces pastrimi i domosdoshëm.

-Pyetje: A është e ndarë baza, apo është një trup i vetëm?

Strazimiri: Është një trup i vetëm, ju e keni parë se edhe ish drejtues të PD-së që në një moment të parë kanë pasur hezitim për t’u bashkuar, së fundmi janë bërë sekretarë, kryetarë etj etj.50 mijë anëtarë të PD-së, janë në mbështetje të Berishës. Nuk kemi çfarë negociatash të bëjmë me njëri tjetrin, demokratët të pyeten dhe zoti e bekoftë verdiktin e tyre, këto janë Primaret. Nuk ka më njeri që e do këtë qeveri, problemet po i vuajnë gjithë shqiptarët, të dalim me 12 nëntor dhe të themi mjaft kësaj qeverie. Ne nuk jemi tufë delesh, por popull krenar i Skënderbeut dhe Nënë Terëzës, e shtet anëtar i NATO-s.

Zjarr Tv Ad