BBC: Gruaja nga Kosova që pushtoi Everestin

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

BBC Travel ka publikuar një artikull për rrugëtimin e alpinistes Arineta Mula në pushtimine majës më të lartë në botë, Mound Everest.

“Një tokë e mbyllur në tokë, sovranitetin e së cilës e kanë njohur 116 shtete nga 195, siçështë dokumentuar nga Qeveria britanike, Kosova shpesh konsiderohet vendi më i ri nëEvropë. Pavarësimin nga Serbia e deklaroi më 17 shkurt 2008, pas dekadave të konfliktitetnik në Ballkan, pas prishjes së Jugosllavisë më 1991”, shkruan BBC.

Arineta Mula, më e reja nga katër fëmijët, ishte lindur më 1988 në një botë me turbulencë,ku shqiptarët e Kosovës dhe serbë ishin në konflikt të vazhdueshëm, shpeshvdekjeprurës me njëri-tjetrin, shkruan tutje BBC. Ajo ishte rritur në kohën e luftërave nëJugosllavi, që shpesh konsiderohen si konfliktet më vdekjeprurëset në Evropë që ngaLufta e Dytë Botërore.

Përkundër rrethanave të paimagjinueshme sfiduese, Mula do të ngritej për të pushtuardisa nga majat më të larta në botë, përfshirë këtu edhe Mount Everestin më 2017.

Mula ishte larguar qyteti i saj i lindjes, Peja, për të studiuar shkenca politike nëUniversitetin e Prishtinës në moshën 18-vjeçare dhe aksidentalisht kishte nisur aventurëne saj të alpinizmit.

Derisa jetonte në kryeqytetin e Kosovës, ajo kishte zbuluar ecjen në male.

“Asnjëherë nuk e kisha bërë më parë”, tregon Mula. “Por një mik imi më kishte sugjeruartë shkoja për një ecje në bjeshkë, dhe pranova. Menjëherë më rrëmbeu. Secilën fundjavënga ajo ngjitje e parë, isha në ndonjë mal të Kosovës”.

E për ta realizuar ëndrrën e saj i ishte ofruar shansi më 2017, kur Kosova kishte filluar tëkrijonte ekipin e parë për shkuar në Mount Everest. E Mula loboi që të bashkohej megrupin e bjeshkatarëve.

“Në Everest gratë janë trajtuar ndryshe”, shprehet ajo. “Sherpasit (një nga grupet etnike tërajonit më malor të Nepalit dhe Himalajeve) ishin të prirur të më injoronin, por dëgjoninshoqëruesit e mi që ishin burra. Nuk mendoj se ishte e qëllimshme. Ka shumë më pak grase sa burra që ngjiten atje”.

 

Zjarr Tv Ad