BBC komplimenton Kosovën: Suksesi falë një emri, Fadil Vokrri!

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë të martën në Southampton përballë Anglisë, një takim në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020.

Në këtë kuadër, rrjeti britanik, BBC kthehet pas në kohë dhe tregoj gjenezën dhe rritjen e futbollit kosovar.

E gjithë kjo vjen nga një emër, Fadil Vokrri. Vokrri ndërroi jetë vitin e kaluar dhe ishte njeriu më vendimtar në fushatën e Kosovës për tu njohur si një kombëtare futbolli.

Krejt çfarë dëgjohej atë ditë ishte fjala “mrekulli”. Mijëra njerëz kishin mbushur rrugët e Prishtinës që zhurmonin mes kureshtjes, frikës, garës dhe shpresës. Ishte shtatori i vitit 2016 kur Kosova po e luante lojën e parë ndërkombëtare si shtet. Por tri vite më pas, mrekullia ka marrë një formë tjetër. Shteti i ri i Ballkanit Perëndimor arriti që ta mposhtë Republikën Ceke me rezultat të rëndësishëm 2-1. Ky është suksesi më i mirë i deritanishëm.

“15 lojë, asnjë humbje. Ky po konsiderohet sukses i madh për një shtet të vogël. Kosova ka një shans të mirë të prek Euro 2020, dhe përballja e radhës është kundër Anglisë, që do të mbahet të martën. Vendi prej 1.8 milion banorëve kishte provuar për 8 vite që të pranohej në FIFA dhe UEFA, por ketë e arriti vetëm në 2016-tën. Ky proces nisi qysh në 2008-ën, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia.

“Se një vend i vogël dhe i vuajtur në zemër të Ballkanit do të shkëlqejë kaq shumë në fushë, nuk e kishte menduar askush, përveç një njeriu.Për ta kuptuar origjinën dhe shpirtin e këtij ekipi special duhet ta njihni edhe Fadil Vokrrin. Ai ishte faktoi kyç i njohjes së futbollit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Pasi u shua vitin e kaluar në moshën 57-vjeçare, stadiumi kombëtar u emërua “Fadil Vokrri” në nder të tij.

“Si e shumë të tjerëve, jeta e Vokrrit mori formë nga lufta që tërbohej në këtë rajon, 20 vjet më parë. Nga cikli i hidhur i tensioneve mes dy vendeve, askush nuk donte t’i hidhte sytë nga talentet e rinj. Por Fadil Vokrri besonte shumë në atë që shihte. Ai asnjëherë nuk kishte përdorur deklarata politike e as nacionaliste për të argumentuar pse Kosova duhet t’i bashkëngjitej futbollit ndërkombëtar.

“Ai punoi me pasion duke shfrytëzuar njohuritë e tij si ish një ndër yjet e viteve ’70-’80. Ai ishte pa diskutim më i miri prej lojtarëve të ish-Jugosllavisë, dhe më pas të Turqisë, ku Fenerbaçja e famshme e Stambollit ende ruan kujtimet e tij në fushat e klubit.

“Vokrri shfrytëzoi edhe njohuritë që kishte pasur si trajner në Francë dhe vende të tjera në Evropë, dhe kanalizoi durimin me përpjekje për të hyrë në skenë vrullshëm. Tani, ekipi i kombëtares është plot me djem të rinj të rritur jashtë Kosovës, por që flasin shqip mes vete dhe anglisht me trajnerin e zviceran.

“Të përzgjedhur dhe kombinuar me kujdes, me mbështetjen e “çmendur” në ulëset e tifozëve, disa prej tyre betohen se janë në gjendje ta lënë shpirtin në fushë. Kosovën e pret një ndeshje e madhe me Anglinë, dhe fitorja do të ishte diçka që do zinte faqet e para të gazetave sportive.Nga një vend ku futbolli luhej në baltën e kuqe, në një vend që shkëlqen me të rinj që i japin shpresë dashamirëve të sportit.Futbolli për vendin po shihet si “parajsa e sigurt” për t’u ikur halleve që janë tipike të një vendi që përpiqet të qëndron në këmbë pavarësisht rrëzimeve.” -thuhet në shkrimin e BBC.

Zjarr Tv Ad