BD regjistroi kandidatët në KQZ, Paloka: E neveritshme

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me regjistrimin e kandidatëve të partisë Bindja Demokratike në KQZ.

“Pasi e regjistroi në gjykatë si parti politike me firma të falsifikuara , pasi e regjistroi dhe si subjekt zgjedhor në KQZ me votat e “rilindasve” në kundërshtim me ligjin, sot Rama vulosi farsën duke urdhëruar ushtarët e tij në KQZ që të regjistrojnë, në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën edhe kandidatet e asaj që krijoi vetë brenda ditës dhe e regjistroi po brenda dites, si subjekt “opozitar”.” Shkruan Paloka, ndërsa e quan mbledhje e KQZ-së një shfaqje të neveritshme.

“Nuk mjafton kjo, por përfaqësuesit e Ramës në KQZ, të cilët janë përsonat përgjegjës që kanë regjistruar atë subjekt dhe i kanë dhënë mandatin e deputetit personit në fjalë me pak se një muaj më parë, pranojnë si të mireqenë shkresën e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska të paktën gjashtë muaj që përfaqëson subjektin në fjalë”.- vijon më tej Paloka.

Statusi i Plotë:

-Tentativa per ta fshehur , qe e ben me evidente farsen e zgjedhjeve!

Pasi e regjistroi ne gjykate si parti politike me firma te fallsifikuara , pasi e regjistroi dhe si subjekt zgjedhor ne KQZ me votat e “rilindasve” ne kundershtim me ligjin, sot Rama vulosi farsen duke urdheruar ushtaret e tij ne KQZ qe te regjistrojne , ne kundershtim me ligjin dhe Kushtetuten edhe kandidatet e asaj qe krijoi vete brenda dites dhe e regjistroi po brenda dites , si subjekt “opozitar”.

Shfaqja ne KQZ ishte e neveritshme dhe do te ishte qesharake nese nuk do ishte dramatike.

Nga Parlamenti me qesharak ne kohe dhe ne hapsire, Parlamenti “rilindas” , shkon ne KQZ nje shkrese ku “vertetohet” se nje nga deputetet surrogato, (nga keta qe hyne nga lista e PD por nuk perfaqsojne askend) sipas Kodit Zgjedhor ka “te pakten 6 muaj si deputet i BD ne Parlament”.

E ashtuquajtura parti nuk ka bere nje muaj qe e regjistroi Rama, “deputeti” ne fjale nuk ka bere as nje muaj qe ka marre mandatin, por kjo nuk e ndalon “Parlamentin rilindas” te mashtroj shkreserisht per nje fakt te njohur boterisht.

Nuk mjafton kjo, por perfaqesuesit e Rames ne KQZ, te cilet jane personat pergjegjes qe kane regjistruar ate subjekt dhe i kane dhene mandatin e deputetit personit ne fjale me pak se nje muaj me pare, pranojne si te mireqene shkresen e Parlamentit ku mashtrohet se deputeti paska te pakten gjashte muaj qe perfaqeson subjektin ne fjale.

E gjithe kjo ndodh perpara kamerave dhe farsa shkon perpara si normalitet.

Gatuesi i gjithe kesaj nuk kupton( ose ben sikur…) se duke u perpjekur ti jap legjitimitet farses se zgjedhjeve duke i shtuar nje farse tjeter, kete te sajeses se “opozites”, vetem sa e ben me evidente.

Kampioni i perdhunimimit te zgjedhjeve nuk mund te kete sjellje tjeter. Per keto arsye dhe opozita eshte ne rruge e kerkon largimin e tij si kusht paresor per zgjedhje te lira e te ndershme.

Sidoqofte, nje gje ka rendesi dhe eshte e qarte: me apo pa opoziten fallco, zgjedhje dhe votime farse me 30 qershor , nuk do te kete sepse kete e ka vendosur opozita e vertete e cila sot perfaqson shumicen absolute te shqiptareve.

 

Zjarr Tv Ad