BE e gatshme për mobilizimin e 780 milionë eurove në rast të një Brexit pa marrëveshje

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian është gati të mobilizojë 780 milionë euro ndihmë financiare urgjente për shtetet anëtare më të prekura nga pasojat ekonomike nga një Brexit pa marrëveshje, njoftuan sot zyrtarët.

Rreth 600 milionë euro, do të vijnë nga Fondi solidar i Bashkimit Europian, destinuar për vendet anëtare, viktima të katastrofave natyrore. Pjesa tjetër do të vijë nga Fondi Europian i Rregullimit të Globalizimit, që ju vjen në ndihmë punonjësve të larguar nga puna.

Komisioni Europian paraqiti sot masat e reja të urgjencës në rast të “no deal”, në një kohë kur Britania e Madhe po vazhdon të zhytet në një krizë politike të shkaktuar nga ndarjet për Brexit.

Vendet që do të preken më shumë nga një “no deal” janë veçanërisht Irlanda, Gjermania, Holanda, Belgjika, Franca dhe Danimarka.

Zjarr Tv Ad