“BE është shprehur kundër ndërtimit të inceneratorëve?” Rama: Jo por kanë ngritur shqetësimin se nuk është zgjidhja e duhur

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama po jep dëshminë e tij në mbledhjen e Komisionit Hetimor për inceneratorët ndërsa po merret në pyetje nga kryetarja e këtij komisioni Jorida Tabaku.Rama tha se BE nuk është kundër ndërtimit të inceneratorëve megjithatë ai shtoi se kishte shqprehur shqetësim pasi nuk është zgjidhja e duhur.

Edi Rama: Aferë e përmendët ju, jo unë. Fjalën aferë e përmendët ju, jo unë. Aferë ju është bërë si shenjë pikësimi dhe e fusni në mes të fjalisë pa vetëdije. Ju thatë që unë nuk mund të them se këto gjëra janë individuale, duke folur për gjëra që i keni dëgjuar jashtëe salle. Zonja Tabaku, përshtypjet tuaja janë gjëra pa interes për mua. Nuk është sallë e mbyllur, na dëgjon publiku, më gjykon mua dhe ju. Se ku e thashë unë, është individuale kush rri me kë. S’më keni pyetur deri tani për asnjë vendim qeverie, nuk jam shmangur për asnjë vendim qeverie.

Më thatë, a di gjë ti që njëri është ortak këtu apo atje. Kam përshtypjen tuaj është bisedë jashtë teme dhe e parehatshme për ju. Jo, BE nuk është kundër inceneratorëve. Kjo është përgjigjia.

Jorida Tabaku: Në tri progres-raportet e fundit, BE është shprehur me shqetësim si alternativa më pak e preferuar, është shqetësim në tri progres-raporte dhe në raportin e Bankës Botërore.

Edi Rama: Këtu ishit e saktë, thatë që BE është shprehur kundër, thatë atë që tha BE në të vërtetë. BE ka shprehur shqetësim, sepse nuk është zgjedhja më e preferuar, por çfarë do të thotë? Po të shihni, BE flet për nivelin shumë të lartë të ndarjes në burim të mbetjeve, për nivelin shumë të ulët të riciklimit.

Dhe e fundit, ne nuk kemi ndërtuar inceneratorë, që të bëjmë marrëveshjen e fjalës, kemi ndërtuar impiante për trajtimin e mbetjeve, inceneratorët janë hallka e tretë. Janë impiante të viteve 70-80 që e digjnin komplet produktin dhe nuk prodhonin energji. Nuk është zgjedhje e BE, sepse ndan në burim dhe riciklon masivisht, ndërkohë që edhe në vendet si Suedia apo Danimarka, impiantet janë aty dhe po ndërtohen sot e gjithë ditën.

Zjarr Tv Ad