BE i dhuron Shqipërisë vaksinën për koronavirusin, OBSH bën thirrje për kujdes

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sapo të hidhet në treg vaksina kundër COVID-19, BE-ja do t’i dhurojë një pjesë të tyre edhe për Shqipërinë. Megjithatë ende nuk është krijuar një vaksinë e sigurt kundër sëmundjes, deri atëherë qytetarët dhe vendet duhet të tregohen të kujdesshëm.

Komisioni Europian bëri me dije ditët e fundit se ka nënshkruar një kontratë me kompaninë bio-farmaceutike “AstraZeneca” për të blerë 400 milionë vaksina anti COVID-19 për të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Në njoftimin për shtyp të KE-së thuhet se BE-ja do t’u dhurojë vaksinat nga “AstraZeneca” vendeve me të ardhura të ulta dhe të mesme.

Ndër përfitueset e vaksinave është dhe Shqipëria pasi sipas klasifikimit të Bankës Botërore ajo dhe i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor bëjnë  pjesë në vendet me të ardhura të mesme. Pavarësisht se vendet ditë pas dite po i kthehen normalitetit të ri, OBSH bën thirrje për kujdes.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi ditët e fundit se “asnjë vend nuk mund të ushqehet me iluzionin se pandemia ka marrë fund. Sa më shumë që vendet të kenë nën kontrollon virusin, aq më shumë mund të rikthehen në normalitet”. Ai bëri thirrje që edhe njëherë vendet të shmangin grumbullimet./Përgatiti Suada Mehmetajv

Zjarr Tv Ad