BE-ja: S’ka alternativë tjetër për rifillimin e dialogut, anuloni taksën

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka mbetur i “ngrirë që nga nëntori i vitit të kaluar, përkatësisht që nga dita kur Qeveria e Kosovës vendosi taksën doganore 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Ndonëse ky vendim u mbështet nga qytetarët e Kosovës, ndryshe reagoi Bashkimi Evropian, zyrtarë të cilës vazhdimisht deklaruan se taksa duhet hequr. Po ashtu, kundër u shprehen edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pavarësisht këtyre kundërshtimeve, vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksë mbeti i palëkundur.

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç për Indeksonline ka thënë se për tarifat dhe hapat e tjerë në dialog, pozicioni i tyre është i qartë. Ajo ka thënë se nuk ka alternativë tjetër për vazhdimin e dialogut, pos heqjes së taksës.

 “Siç e kemi thënë vazhdimisht, BE se bashku me shtetet anëtare dhe SHBA, i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të pezullojë tarifat në mënyrë që të lejojë rifillimin e shpejtë të dialogut. Nuk ka alternativë tjetër për rifillimin e shpejtë të dialogut ndërmjet dy palëve”, thuhet në përgjigjën e saj.

Sipas Koçijançiç  këto tarifa doganore po bllokojnë jo vetëm dialogun, por edhe rrugën evropiane.

“Tarifat jo vetëm qëndrojnë në rrugën e dialogut, por gjithashtu qëndrojnë në rrugën evropiane të Kosovës”, ka theksuar ajo në përgjigjën e saj.

 

 

Zjarr Tv Ad