BE-ja vendos Arabinë Saudite në listë të zezë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur Arabinë Saudite në listën e zezë për mosplotësimin e standardeve të luftës kundër larjes së parave dhe terrorizmit, transmeton Anadolu Agency . Komisioni i BE-së njoftoi listën e 23 vendeve që kanë shfaqur performancë të pamjaftueshme në luftën kundër larjes së parave dhe terrorizmit. Në listë përfshihen Afganistani, Samoa Amerikane, Bahamet, Botsvana, Koreja e Veriut, Etiopia, Gana, Guami, Irani, Iraku, Libia, Nigeria, Pakistani, Panamaja, Portoriko, Samoa, Arabia Saudite, Sri Lanka, Siria, Trinidadi dhe Tobago, Tunizia, Ishujt Virgin të SHBA-së dhe Jemeni. Si rezultat i kësaj liste, bankat dhe institucionet e tjera financiare që i nënshtrohen rregullave të BE-së do të bëjnë më shumë kontroll dhe inspektim të transaksioneve të institucioneve financiare dhe klientëve të këtyre vendeve me rrezik të lartë, për të përcaktuar më mirë transkaksionet e dyshimta të parave.

 

Zjarr Tv Ad