BE-ja vijon të mbajë të mbyllur kufirin e jashtëm për shqiptarët edhe pas 15 korrikut

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kufijtë e BE-së do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur për shqiptarët edhe pas 15 korrikut, por disa vende mund të mos ndjekin rekomandimin e Komisionit. Kështu Italia e ka hequr Shqipërinë nga lista e vendeve të ndaluar, por kërkon karantinim 14 ditor të qytetarëve që do të shkojnë aty. Ndërsa Greqia do të kërkojë bërjen e tamponit. Bashkimi Europian do të vazhdojë t’i mbajë të mbyllur kufijtë e jashtëm për të paktën edhe dy javë të tjera për shumicën e vendeve, përfshirë Shqipërinë. Ambasadorët e vendeve anëtare nuk pritet të rekomandojnë zgjerimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa kufizime në BE. Në çdo rast, Komisioni Europian bën vetëm rekomandime për këtë çështje, ndërsa u takon vetë vendeve anëtare të vendosin për këtë qytetarët e vendeve të treta që do të lejojnë. Kështu Italia mund të lejojë hyrjen e vizitorëve nga Shqipëria pas 15 korrikut, por atyre u duhet të karantinoren për 14 ditë. Ndërsa Greqia do të kërkojë bërjen e tamponit. Nuk është ende e qartë se cilët shtetas shqiptarë do të lejohen të kalojnë kufirin grek, por zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas, tha se zyrtarët kufitarë do të verifikojnë autenticitetin e rezultatit të tamponit negativ që paraqitet. Zëdhënësi Petsas tha se Greqia do t’i forcojë kontrollet kufitare në pikat e kalimit me Shqipërinë dhe Bullgarinë. Që prej 1 korrikut, numri i personave të infektuar me koronavirus që kanë hyrë nga Bullgaria në Greqi është katërfishuar. Deri tani Komisioni Europian ka rekomanduar mbajtjen e kufirit mbyllur për amerikanët në të gjitha vendet anëtare, por Greqia po konsideron lejimin e turistëve nga ShBA-ja, duke filluar nga fundi i muajit korrik. Nga ana tjetër, mësohet se nga lista me 15 vende qytetarët e të cilëve mund të hyjnë në BE, do të hiqet Mali i Zi dhe Serbia, pasi në dy javët e fundit ka një rritje të shpejtë të të infektuarve të rinj me koronavirus. Rritja e shpejtë e numrit të të infektuarve në Europë dhe në mbarë botën po frenon planet e vendeve të ndryshme për të ringjallur ekonominë, sidomos sektorin e turizmit.

Zjarr Tv Ad