BE jep 14.5 mln euro për censin 2020, Soreca: Është baza e negociatave, duhet të përmirësoni sistemin statistikor

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian ka dhënë 14.5 milionë euro për të bërë censin e popullsisë dhe të banesave në Shqipëri për vitin 2020. Ambasadori i BE, Luigi Soreca, vuri në dukje faktin se censi  2011 kishte paqartësi, duke theksuar se censi me të dhëna të plota dhe të besueshme është baza e Shipërisë dhe e BE-së.

Kryediplomati i BE tha se censi do të jetë baza e negociatave, dhe siç thotë Këshilli i Evropës, duhet të bëhet në mënyrë të lirë dhe vullnetare. Ndër të tjera, Soreca deklaroi se shpreson që të çelen shumë shpejt negociatat e Shqipërisë me BE-në, duke shtuar se mbështetja evropiane do të vijojë.

“Jemi këtu për të diskutuar sfidën e radhës, censin për popullsinë dhe banesat për 2020. Rëndësia e popullsisë nuk është vetëm për Shqipërinë, por edhe për BE-në dhe për aspiratën e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Censi do të jetë baza e negociatave. Shpresa ime është që negociatat të çelen shumë shpejt. Censi i vitit 2011 shënoi një gurë të rëndësishëm në gjithë BE-në. Edhe në Shqipëri censi u shënua në bazë të të dhënave të Eurostat.

KE ka theksuar se censi i vitit 2011 nuk arriti të siguronte të drejtat e shqiptarëve që të deklaronin në mënyrë të lirë origjinën e tyre. Të mos harrojmë këtë rekomandim kaq të rëndësishëm të KE, i cili tha se censi duhet bërë në mënyrë të lirë dhe vullnetare. Censi është i lidhur ngushtë me miratimin e ligjeve për të drejtën në mënyrë të lirë. Shqipëria ka ende punë për të bërë për të përmirësuar më tej sistemin statistikor. Kjo është e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë. BE do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë dhe qytetarët shqiptarë në përpjekjet për të përmbushur standardet e BE”, tha ambasadori Soreca.

Zjarr Tv Ad