Bashkimi Evropian do të bëhet gati këtë të enjte për të pritur liderët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e për të vendosur hapjen e negociatave për anëtarësim me këto dy vende.
Ditën e sotme, pak minuta më parë, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi postoi në rrjetet sociale lajmin se Bullgaria u tërhoq nga veto për Maqedoninë e Veriut.
“Ne falenderojmë liderin e opozitës Borissov për një vendim historic për Europën për pranimin e negociatave bazuar në propozimet e Francës për të lejuar të procedohet me hapjen e negociatave për maqedoninë e Veriut. Ne shpresojmë që qeveria të bëjë propozimet e nevojshme në Parlament sot, që Europa të mund të ecë përpara” shkruan Komisioneri.
Një ditë më parë Edi Rama kishte shkruar një twitter ku thoshte se nuk do të udhëtonte drejt Brukselit, sepse e dinte që do të ishte e njëjta situatë refuzimi nëse Bullgaria nuk tërhiqej.
Franca u bë ndërmjetësuese e procesit, ndaj ditën e sotme në Parlamentin Bullgar do të diskutohet të hiqet vetoja për të mos lejuar Maqedoninë e Veriut për anëtarësim.
Ka edhe pak orë për të marrë këtë vendim, gjithsesi, diplomacia është e gjitha në punë dhe shpresat janë të mëdha.