Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen ka deklaruar se do të ndalojë eksportet e vaksinave AstraZeneca nëse nuk shpejton shpërndarjen e sasisë së premtuar të vaksinave.
Sipas raportimeve të mediave të huaja,shefja e BE-së i tha kompanisë farmaceutike britaniko-suedeze se duhet të kalojnë dërgesat në bllok.
“Ne kemi mundësinë e ndalimit të një eksporti të planifikuar. Ky është mesazhi për AstraZeneca: ju së pari e përmbushni kontratën tuaj me Evropën para se të filloni të dërgoni në vendet e tjera,” tha Von Der Leyen.
Kjo deklaratë vjen pasi Komisioni Evropian rrit presionin mbi kompanitë farmaceutike për të shpejtuar dërgimin e vaksinave, ndërkohë rastet e infektimeve po rriten në shumë vende anëtare të BE.