BE kërkon “kokat” e zyrtarëve të lartë, “kërcënon” Rama

0
36

Reforma në drejtësi është instrumenti me të cilin Kryeministri Rama kërkon të “hakmerret” me Presidentin Ilir Meta, pas anulimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit nga ky i fundit.

Edi Rama nga Maliqi kërcënoi Meten dhe Berishen se rrezikojnë të dënohen nga reforma në drejtësi, pasi BE  kërkon rezultate konkrete nga ndëshkimi i zyrtarëve të lartë.

Edi Rama: Bashkimi Europian do fillojë prova. Prova që ky sistem drejtësie i reformuar funksionon. Drejtësia mund të ndëshkojë Presidentë, ish-Presidentë, Kryeministra, ish-Kryeministra, Ministra, ish-Ministra, që kanë shkelur ligjin.

Kryesocialisti nuk tërhiqet nga 30 Qershori dhe garantoi qytetarët se nuk do të ketë rikthim të 97-tës apo konflikte të mundshme ditën e votimeve.

Edi Rama: Këto janë të gjitha kërcënime dhe bllofe njerëzish që i besojnë më shumë filxhanit të fallxhores, sesa i besojnë kushtetutës dhe ligjit. Nuk ka asnjë arsye të ketë jo gjakderdhje, po ska arsye që të ketë asnjë konflikt, ka vetëm llumderdhje nga filxhani i fallxhores.

Edi Rama është i sigurt se orkestruesit e kësaj krize politike janë Ilir Meta dhe Sali Berisha, ndërsa Lulzim Basha është vetëm një instrument i tyre.

Edi RamaIdeatorët dhe frymëzuesit e të cilit janë Sali Berisha dhe Ilir Meta. Lulzimi është vetëm një kukull që është mësuar t’i marri gjërat qyl. Tani unë e njoh e kam shok, është dembel, është llafazan, është edhe gjumash. Dhe nga ana tjetër fallxhorja që çmend të tre këta dhe çmend kë ti dalë para.  

Pavarësisht kësaj, Kryemistri fajëson protestën e opozitës për shtyerjen e mundshme të hapjes së negociatave për shkak të imazheve të shafaqura nëpër mediumet ndërkomëbtare.