Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministrat e Financave të eurozonës mirëpritën të hënën aplikimin e Kroacisë për t’iu bashkuar monedhës unike, duke e quajtur këtë lëvizje një shenjë besimi tek euro.
Kroacia dorëzoi të enjten e kaluar aplikimin e saj për t’u bërë pjesë e monedhës unike duke filluar një proces që me shumë mundësi do të kërkojë një vit kohë.
“Qëllimi i Kroacisë tregon se zona euro është një ankorim i qëndrueshëm për stabilitet dhe rritje në Europë dhe që vazhdon të tërheqë anëtarë të rinj”, tha Mario Centeno, kreu i Eurogrupit, i përbërë nga ministrat e Financave të eurozonës.
“Masat që ka marrë Zagrebi për mbikëqyrjen bankare, qeverisjen dhe çështje të tjera kyçe tregojnë vendosmërinë e Kroacisë për të qenë pjesë e familjes euro”, shtoi ai.