BE ngrin 17 miliardë euro asete ruse, Ukraina: Të përdoren për rindërtimin e vendit tonë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian ka ngrirë 17 miliar euro asete ruse, të cilat ukrainasit kërkojnë t’i përdorin për rindërtimin e vendit të tyre.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat citojnë komisionerin e drejtësisë së BE-së, Didier Reynders, i cili thotë se kjo lëvizje është ndërmarrë në kuadër të paketave të sanksioneve kundër Rusisë.

“Deri më tani, pasuritë e 90 individëve janë ngrirë, mbi 17 miliardë euro në shtatë shtete anëtare, duke përfshirë 2.2 miliardë euro në Gjermani”, tha komisioneri për median.

Bashkimi Evropian ka miratuar tetë paketa sanksionesh që prej shkurtit të këtij viti i cili shënon fillimin e luftës ruse kundër Ukrainës.

Politikanët ukrainas kanë reaguar dhe kërkuar paratë e ngrira të përdoren për të rindërtuar vendin pas luftës.

Për këtë, komisioneri i drejtësisë u shpreh se nëse BE-ja grumbullon para nga bizneset kriminale, do mundohen ti përdorin ato për rindërtimin e Ukrainës, edhe pse mund që të mos mjaftojnë këto para. Po ashtu Reynders u shpreh se janë ngrirë edhe rreth 300 miliardë euro nga rusët.

“Nga këndvështrimi im, nëse është e mundur, të mund të mbahen këto 300 miliardë euro si garanci derisa Rusia të marrë pjesë vullnetarisht në rindërtimin e Ukrainës”, u shpreh Reynders.

Kujtojmë se që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, 1236 persona, përfshirë presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm, Sergei Lavrov, si dhe oligarkët, përfshirë Roman Abramovich, janë subjekt i ngrirjes së aseteve dhe ndalimit të hyrjes në BE.

Zjarr Tv Ad