BE nuk e njeh Lukashenkon si president të Bjellorusisë:”Mbështesim protestat”

0
0

Bashkimi Europian ka refuzuar të pranoj Alexander Lukashenkon si president të Bjellorusisë, tha ditën e sotme shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Ai u shpreh se zgjedhja e tij si presidenti ishte e diskutueshme dhe se betimi në këtë kohë nuk ishte aspak demokratik.

“BE-ja nuk i njeh rezultatet e falsifikuara të zgjedhjeve në Bjellorusi. Bazuar në këtë, i ashtuquajturi inaugurim i 23 qershorit dhe mandati i ri, i pretenduar nga Alexander Lukashenko , nuk kanë asnjë legjitimitet demokratik”,- tha përmes një deklarate Borrell.

Ndër të tjera Borrell është shprehur se është i prekur nga protestat e qytetarëve të cilët kërkojnë të drejtat e tyre thelbësore, pavarësisht shtypjes nga autoritetet.

Kujtojmë që betimi në fshehtësi i Lukashenkos ka sjellë zemërim tek qytetarët të cilët menjëherë pas lajmit kanë vërshuar rrugëve dhe kanë nisur protestat.

Lukashenko ka në pushtet 26 vjet dhe opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara. Pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimin e Lukashenkos se ai fitoi zgjedhjet me 80% të votave.