BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi rrafshnaltën e Golanit

0
9

Bashkimi Evropian ka refuzuar të njohë sovranitetin izraelit në lartësitë e Golanit duke e konsideruar një vullnet të rrezikshëm për të ndryshuar kufijtë, tha të martën shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini.

“BE nuk e njeh sovranitetin e Izraelit mbi territoret e okupuara dhe aplikon një qëndrim të tillë në lartësitë e Golanit, i cili iu bashkua Izraelit më 1967”, tha Mogherini gjatë një adresimi në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Sipas saj, ndryshimi i kufijve me mjete ushtarake është një ide e rrezikshme, duke kërkuar respektimin e normave ndërkombëtare. Lartësitë e Golanit janë një rrafshnaltë në kufirin midis Izraelit, Libanit, Jordanisë dhe Sirisë.