BE planifikon investime në digën më të lartë në botë, qëllimi është dëmtimi i ndikimit energjitik rus

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Evropian planifikon të bëhet investitori kryesor në digën më të lartë në botë në Taxhikistan, thanë zyrtarët e BE-së për Reuters, në një lëvizje që synon të ndihmojë Azinë Qendrore të shkurtojë varësinë e saj nga energjia ruse.

Taxhikistani filloi në vitin 2016 ndërtimin e hidrocentralit gjigant Rogun, i cili mund t’i japë pavarësi të plotë energjetike vendit të ish-Bashkimit Sovjetik pa dalje në det.

Banka Evropiane e Investimeve, deri më tani nuk e ka financuar projektin, zhvilluesi kryesor i të cilit është firma italiane e ndërtimit Webuild.

Por një zëdhënës i BEI i tha Reuters këtë javë se bankës i është kërkuar nga Komisioni Evropian që të bëhet “investitori më i madh” i projektit.

Rogun pritet të kushtojë rreth 8 miliardë dollarë, nga të cilat 3 miliardë dollarë janë shpenzuar tashmë, tha ministri i Energjisë Taxhikistani Dalyor Juma për Reuters në qershor.

Deri më tani projekti është financuar kryesisht nga obligacionet dhe huatë private të qeverisë së Taxhikistanit.

Zëdhënësi i BEI-së nuk pranoi të komentojë për madhësinë e investimit të mundshëm dhe për arsyet e angazhimit të ri.

Banka Evropiane ka investuar në Azinë Qendrore rreth 182 milionë euro midis vitit 2014 dhe 2020-ës.

Zyrtari i BE-së tha se arsyeja kryesore që BE-ja po bëhej një investitor kryesor në digën e hidrocentralit ishte ta bënte Taxhikistanin dhe fqinjët e tij të pavarur nga energjia ruse.

“BE është e interesuar të ndjekë “pavarësinë e energjisë së Azisë Qendrore nga Rusia,” tha zyrtari.

Hidrocentrali Rogun, me digën e tij prej balte 335 metra të lartë, të cilën zhvilluesit thonë se do ta bëjë atë më të lartën në botë pasi të përfundojë, pritet t’i japë fund mungesave kronike të energjisë në Taxhikistan dhe ta lejojë atë të eksportojë energji elektrike në Uzbekistan dhe Kazakistan.

Zjarr Tv Ad