BE: Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Evropian tha se ka mbledhur dëshmi për aktivitete “të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” të dezinformimit nga Rusia, me synim që të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian.

Raporti i Komisionit Evropian thotë se “burimet ruse” u përpoqën të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre.

Raporti nuk shpjegon se çfarë nënkupton me “burimet ruse”.

Ai pason paralajmërimet qysh para zgjedhjeve të Brukselit për vendet e BE-së dhe kompanitë e mediave sociale, që të jenë syhapur përballë lajmeve të mundshme të rreme nga Rusia.

Aktivitetet malinje – të vërejtura në raportin e 14 qershorit – variojnë nga sfidimi i legjitimitetit demokratik të BE-së deri te shfrytëzimi i debateve përçarëse mbi çështje si migracioni.

Komisioni Evropian tha se përpjekjet e tij për të luftuar lajmet e rreme kanë ndihmuar në reduktimin e sasisë së dezinformatave që shfaqen në internet, por ai shtoi se duhet bërë më shumë.

“Taktikat e përdorura nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, në veçanti të lidhura me burimet ruse, po zhvillohen shpejt, njësoj si edhe masat që ndërmarrin shtetet dhe platformat online”, tha Komisioni Evropian.

 

Zjarr Tv Ad