BE: Të pikëlluar nga humbja e jetëve nga tërmeti shkatërrimtar

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për situatën e tërmeteve në Shqipëri ka reaguar edhe përfaqësuesja e lartë e BE, Federica Mogherini dhe Komisionerit Christos Stylianides. Dy zyrtarët e lartë thonë se BE është në solidaritet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile.

Deklaratë e Mogherinit dhe Stylianides

Në vazhdën e tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë herët në mëngjes, duke shkaktuar humbjen e disa jetëve dhe duke plagosur shumë më të tjerë, ne i shprehim ngushëllimet tona të thella popullit dhe autoriteteve të vendit.

Bashkimi Evropian është në solidaritet me Shqipërinë dhe është i gatshëm të ofrojë ndihmë, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile. Ne jemi në kontakt me autoritetet shqiptare për të parë se si mund të ndihmojmë sa më mirë në këtë moment të vështirë.

Jemi shumë të pikëlluar nga humbja e jetëve dhe shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti shkatërrimtar. Zemrat tona janë me popullin shqiptar dhe të gjitha familje e prekura nga kjo tragjedi. Delegacioni i BE-së qëndron pranë popullit shqiptar dhe mbetet në kontakt me autoritetet për të ofruar ndihmë.

Zjarr Tv Ad