BE ultimatum: Hiqni dënimin me vdekje

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme i ka bërë thirrje Bjellorusisë që të heqë dënimin me vdekje nga lista e dënimeve të mundshme për vepra penale, dy ditë pasi autoritetet bjelloruse e shqiptuan një dënim të tillë për një të dënuar për vrasje të dyfishtë. Ky institucion i Bashkimit Evropian ka kërkuar që gjykatat e Bjellorusisë të japin dënime më të lehta për personat e dënuar me vdekje.

“Bashkimi Evropian shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave. BE-ja është kundër dënimit me vdekje në çfarëdo rrethane. Ky dënim nuk është faktor që ndikon në rënien e krimit”, – thuhet në deklaratën e lëshuar.

BE kërkon gjithashtu që të miratohet një moratorium për dënimin me vdekje si hap i parë për heqjen e plotë të tij. I dënuari më i fundit  ishte Alyaksandr Asipovich, i cili u shpall fajtor për vrasjen e dy grave në qytetin lindor të Babruyskut. Bjellorusia ka qenë në qendër të kritikave të aktivistëve për të drejtat e njeriut dhe vendeve të Bashkimit Evropian për shkak se është vendi i vetëm në Evropë që e zbaton dënimin me vdekje.

 

 

 

Zjarr Tv Ad