Bebe Rexha flet me mllef kundër stilistëve

0
127
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bebe Rexha ka treguar se nuk po arrin të gjejë dizanjer për veshjen e saj në ndarjen e çmimeve Grammy ku është nominuar në dy kategori  për çmimin e “Artistit të ri më të mirë” dhe “Performanca më e mirë Country”.

Bebe Rexha nuk i ka kursyer edhe sharjet në drejtim të dizenjuesve duke dhënë një mesazh mjaft të rëndësishem për të gjithë vajzat.

“Më vjen keq, më duhej ta hiqja nga vetja. Nëse nuk u pëlqen stili im ose muzika ime kjo është një gjë. Por mos thoni nuk mund të vishni dikë që nuk është në përmasat e pasarelave. Fuqizojini femrat të duan trupin e tyre në vend që të ndihen më pak se përmasat e tyre. Ne jemi të bukura në çdo përmasë. E vogël apo e madhe! Dhe masa ime 8 është ende duke shkuar në ‘Grammy’”, – ka shkruar Bebe Rexha.

Herë pas here këngëtarja e njohur ka folur për përmasat trupore dhe se të gjitha femrat duhet të ndihen krenare, pavarësisht linjave të tyre.

 

Zjarr Tv Ad