Hailey Baldwin ka mbyllur një vit të suksesshëm ndërsa të riun e ka filluar me mjaft motiv.
Modelja gjatë vitit që lamë pas vetes, pos projekteve të modës, ka kurorëzuar lidhjen disamujore me fejesë me Justin Bieber.
Ajo këtë vit dëshiron të jetë më e hapur si dhe të ballafaqohet me problemet, kështu së paku ka shkruar në një mesazh në llogarinë personale në Instagram.
“Në vitin 2019 dua të jem më e hapur, dua të jem më e hapur për gjërat me të cilat unë ballafaqohem dhe dua të jem më e vullnetshme. Jam 22-vjeçare dhe e vërteta është se pavarësisht se sa e mrekullueshme duket jeta nga jashtë, unë luftoj. Jam e pasigurt, fragjile, lëndohem, frikësohem, kam dyshime, ankth, mërzitem, zemërohem”, ka shkruar biondina.
Kjo ka bërë që të reagojë edhe këngëtarja jonë, Bebe Rexha e cila i ka lënë një koment në formë mbështetje.
“Të duash veten është një betejë, me të cilën të gjitha vajzat dhe gratë po ballafaqohen. Të jesh e sinqertë dhe e hapur për të është e mrekullueshme, sepse po iu ndihmon femrave të tjera të mos ndjehen të vetmuara, përfshirë dhe mua. Të shikoj dhe them çfarë femre e mrekullueshme është Hailey, je perfekte, do të doja ta kem trupin tënd, fytyrën tënde. Ky postim tregon se ti je humane dhe na bën të të duam edhe më shumë. Ti je më se e mjaftueshme!”, i shkroi Bebe Rexha.
Ndryshe, Bebe është duke punuar në këngë të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte gjatë këtij viti.