Beckham i befason të gjithë, pikas ish-trajnerin e Realit për Miamin

0
6
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kërkoi të shkruante historinë me Spanjën e Realin e Madridit, por eksperienca e tij shkoi si mos më keq.

Gjithsesi, Santiago Solari mund të shkruajë historinë në një tjetër klub. Bëhet fjalë për ekipin më të ri të Major League Soccer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Inter Miami. Nga raportimet besohet se presidenti i klubit, David Beckham ka nisur bisedimet me teknikun argjentinas.

Gazetari Venezuelas, Carlos Suarez i “DirecTV Sports” po raporton se argjentinasi mund të jetë njeriu për të udhëhequr ekipin në sezonin e tyre inaugurues.

Solari nuk ka trajnuar që prej magjisë së tij të shkurtër në “Los Blancos”, ku u pushua nga puna më 11 mars pas 22 fitoreve, dy barazimeve dhe tetë humbjeve në 32 ndeshje.  Kjo nuk është hera e parë që emri i Solarit lakohet në futbollin amerikan.

Në vitin 1994, ish-mesfushori luajtir për një sezon me ekipin e kolegjit, Richard Stockton College të New Jersey, përpara se të fillonte karrierën e tij profesionale.

Zjarr Tv Ad