“Bedelë”, “dele”- Rama shpërthen në ofendime ndaj opozitës: Jeni të shitur, turp i madh për këtë vend!

0
179
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer në ofendime ndaj deputeteve të opozitës në Kuvend duke i akuzuar si të shitur dhe i ka quajtur “një turp të madh për vendin”.

Edi Rama: “Hajde më thoni për cikën arsye duhet të derdhnit paratë ruse këtu për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj, për ta bërë më demokratikë? Më të drejtë transparente? Apo si keni marrë ato para, deri dje mund ta thoshit.

Jeni kaq të pa fe, pa atdhe e të pafytyrë, 2 miliardë investim që i bën ai që vjen, ju thoni ku do ia jepni, ju skeni faj se jeni mësuar të merrni para kesh edhe nga armiqtë e këtij vendi, të zbardhi dhëmbët tuaj që janë e qeshura e madhe e

Lindita Nikolla: Kujt ia drejton dorën ti, zbato rregulloren

Edi Rama: Buxheti diskutohen në kushtet e një tjetër krize, e treta radhazi. e lidhur me paratë që keni marrë ju. Jeni bedel që s’kuptoni se pse jeni këtu, por më e keqja sepse jui tërheqin nga hunde ca të tjerë, që i thonë shqiptarëve ato që Putin thotë: Çlidhje ka inflacioni me mua, kriza, pse në Evropë shajnë rusin për gjëra si ka bërë. Po bëjnë një operacion policor në Ukrainë, Ju jeni bedelë s’dini çfarë thonim po flas për ata që morën paratë ruse, ngriti vathën dhe shkonit si dele blegërinit për të rrëzuar qeverinë. Jeni të shitur, disa prej jush janë të shitur dhe disa janë të shitur se janë gjela deti, si ai atje një turp madhe për këtë vend e parlament.

Zjarr Tv Ad