Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuçiçit, ai që s’ka as din e as iman…

0
171
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Bujar Leskaj

Bedeli dhe kryebedeli i Vuçiçit, lakeu dhe kryelakeu i Vuçiçit, ai që s’ka as din e as iman, njeriu pa fe dhe atdhe, se të dyja i ka shitur, njeriu që nuk flet, por jashtëqit, fatkeqësia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, përpara se të bëjë “gjelin mbi plehun e Surrelit” bën mirë të shohë shifrat e t’i vërë gishtin kokës.

Në raportin ekonomik rajonal Banka Botërore thotë se çmimet e larta të energjisë dhe ushqimeve dhe inflacioni i lartë do të bëjnë që niveli i mirëqenies në Shqipëri të bjerë me 4%, ndërsa niveli i varfërisë mund të rritet me 8.4%.

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) që mat ndryshimin e çmimeve për një shportë mallrash të caktuar, për muajin tetor arriti në 8.3%, niveli më i lartë që nga viti 1998, kur vendi po e merrte veten nga kriza që shkaktoi në ekonomi rënia e piramidave.

Problemi i emigracionit, lind kur në një vend ikin shumë më tepër persona sesa kthehen. Dhe në Shqipëri fenomeni i humbjes së kapitalit njerëzor në 9 vitet e qeverisjes së sektit Rama është evident dhe shumë shqetësues.

Shpopullimi masiv ka shumë efekte të drejtpërdrejta dhe shumë efekte anësore me një kosto të jashtëzakonshme për vendin, pasi veç plakjes së popullsisë, ka një humbje të njohurive potenciale, dëmton perspektivat e rritjes në të ardhmen, dëmton sistemin arsimor, sistemin e pensioneve, cilësinë në sistemin mjekësor, parësor e spitalor, etj.

Referuar të dhënave të Instat në 2017 popullsia me moshë nga 0-19 vjeç ishte 732,315 ndërsa në 2021 kaloi në 647.864, me një rënie prej 11.5% vetëm në 4 vitet e fundit. Ndërsa popullsia në pension (mbi 65 vjeç) është rritur nga 552.492 që ish në 2017 në 625.973 persona, duke u rritur me 13.3%.

Pra, nga emigracioni reduktohet numri i të rinjve dhe rritet numri i pensionistëve, të parët prodhojnë vlerë të shtuar të dytët konsumojnë vlerë (pensione dhe shërbim sanitar). Nga viti në vit skema e pensioneve po përkeqësohet.

Nëse në 1990 ne kishim 4 kontribuues (të punësuar) për çdo 1 përfitues pensioni (pensionist) sot kemi 1.4 kontribues për çdo pensionist. Nëse do ti referohemi projeksioneve të popullsisë sipas grupmoshave në 2030 do të kemi 1.1 kontribuues për 1 përfitues (sistemi i pensioneve kalon padyshim në kolaps).

Sot një familje harxhon mesatarisht 8% të buxhetit familjar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Nga lindja deri në 24 vjeç një familje harxhon rreth 42 mijë euro. Po ashtu qeveria shpenzon rreth 18 mijë euro për formimin e një të riu (nga klasa e parë fillore deri në maturën shtetërore, po ashtu rreth 36000 euro i kushton vendit dhe familjes formimi i një mjeku. Në 9 vitet e fundit janë larguar rreth 20.000 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria, gati 2000 infermierë dhe mjekë çdo vit largohen nga Shqipëria, drejt vendeve të zhvilluara.

Nga Shqipëria largohen çdo vit rreth 55.000 mijë veta nga të cilët rreth 90% nuk kthehen më në periudhën afatshkurtër apo afatmesme dhe rreth 35% e tyre janë deri në moshën 25 vjeç. Kjo nënkupton se Shqipëria humbet rreth 630 milionë euro çdo vit vetëm nga largimi i të rinjve që nuk kthehen më në vendlindje. Kjo është humbja në formimin e kapitalit human. Por nuk është e vetmja humbje.

Efektet janë shkatërrimtare në cilësinë e sistemit shëndetësor nga ikja e mjekëve dhe e infermierëve (nga 140 mjekë për 100 mijë banorë që kish Shqipëria në vitin 2000, në 2018 kishim vetëm 110 mjekë për 100 mijë banorë ku mesatarja e BE-së ishte 348 mjekë për çdo 100 mijë banorë. Spitalet në qytete dhe një pjesë e atyre rajonale po shkojnë drejt kthimit në ambulatorë apo drejt mbylljes fare.

E ripërsëris: përpara se të krekoset si “gjeli mbi plehun e Surrelit”, bedeli i Vuçiçit bën mirë të shikojë shifrat kokëforte dhe të kuptojë se 12 nëntori do të jetë fillimi i fundit për të dhe sektin e tij!

Zjarr Tv Ad