Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama, teksa ka prezantuar kandidatët për deputetë, nuk i ka kursyer ironitë me këta rivalë dhe madje bëri edhe batuta që u komentuan shumë më pas.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ishte i ftuar në “Spotlight”, ku tha se cila ishte arsyeja pse denjoi t’i kthente një përgjigje Kryeministrit.
“A është për t’u përgjigj ajo… Ai është kryeministri i Shqipërisë. E kupton çfarë turpi është? Shqiptarët duhet të shkulnin flokët sot. Ai është kryeministri i Shqipërisë, bën me qesh ato gratë aty që rrinë.
Jemi në kohë fushate dhe je kryeministër. Këtu po krahasohemi se çfarë ke bërë si kryeministër, çfarë do bëjë, etj. Ti nuk merresh fare me këtë punë se nuk ke se çfarë thua…”, – kështu është shprehur Shehi.