Befason Kryedemokrati Basha, kur të marrë pushtetin propozon ndryshimin e madh kushtetues

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin Opinion. Basha u shpreh se nëse ai do të vijë në pushtet do të organizojë një referendum për kufizimin e pushtetit të kryeministrit.

Me kufizim të pushtetit Basha nënkupton, moslejimin e një personi të jetë në krye të ekzekutivit më shumë se dy mandate.

“Unë do ta bëj me ligj, në Kushtetutë që një kryeministër të mos lejohet më shumë se dy mandate. Nëse unë nuk arrij për dy mandate atë ç’ka kam premtuar, çfarë do të bëj mandatin e tretë? Do t’i drejtohem Parlamentit. Kushtëzimi i emrit të kryeministrit për dy mandate, jo forca politike.

Kjo është alternativa, një Shqipëri ku ka një shtresë të mesme që është e pavarur nga çdo parti, nga çdo qeveri. Në vlerësimin, janë ata individë që kanë mbi 1 milion lekë të vjetra të ardhura në muaj. Me këtë pavarësi financiare, shtresa e mesme përbë në çdo shoqëri motorin e zhvillimit, lokomotivën e inovacionit,” – u shpreh Basha.

Zjarr Tv Ad