“Begaj ka shumë dritëhije në karrierën e tij, emri në SPAK”/ Toska: Një figurë pa zë që vetëm firmos afera korruptive, Rama bëri zhurmë…

0
96
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Një figurë pa zë, që vetëm do të firmosë aferat korruptive dhe do jetë zgjatim i qeverisë”-kështu e ka quajtur presidentin e ri të Republikës gazetari Almer Toska.

I ftuar në studion e “Fax News”, Toska tha se Rama ka kapur të vetmin pushtet që kishte ngelur dhe në krye të shtetit është vënë një njeri emri i të cilit ka shkuar në SPAK dhe se ka shumë dritëhije në karrierën dhe të shkuarën e tij.

“Bajram Begaj, në rolin e gazetarit dua ti uroj suksese por është një person që brenda të shkuarës apo karrierës së tij ka shumë dritëhije, është përfolur për korrupsion dhe vjen në kolltukun e presidentit si njeri i besuar i Olta Xhaçkës, e cila së bashku me të përflitet që në 2021 janë përfshirë në afera.

Duke parë këto themi pse është zgjedhur pikërisht ai, unë mendoj se ai kishte dy rrugë, ose kolltuku i presidentit për të vazhduar aferat korruptive.

Nuk është e këndshme që ne të përflasim njeriun që do jetë në krye të shtetit por është e shkuar e dokumentuar, kemi dy raste. Baza ushtarake e Pashë Alimanit ka qenë me firmën e zotërisë e plot prona të tjera. Emri i tij ka shkuar në SPAK, është zgjedhur një person pa zë pa veshë që vetëm firmos afera. Kur e sheh në pamje të parë duket burrë i urtë por kjo nuk e legjitimon zgjedhjen e tij.

Rama nuk merr askënd seriozisht kur ai e fikson se kë do zgjidhte, Bega ishte paracaktuar kohë më parë dhe për qeverinë e Ramës kryekëput njeriu i duhur që aferat të shkojnë sic duhet.

U bë shumë zhurmë, sikur palët do diskutonin, pasi e mbarsi publikun me këtë proces atij i nevojitej teatri sikur po zgjidhej president nga dy palë. Ai zgjodhi njeriun që do firmosë me dorën e tij dhe nuk do kundërshtojë asgjë që vjen nga krahu i qeverisë. Ka emër feste por do jetë një aksesor zgjatim i qeverisë dhe nuk është ogur i mirë për të ardhmen e insituticioneve”-tha Toska.

Zjarr Tv Ad