Begaj nga Sllovenia: Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i vendit Bajram Begaj, po merr pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, që po mbahet në Brdo të Sllovenisë, në të cilin marrin pjesë të gjithë Krerët e Shteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Begaj në fjalën e tij është shprehur se sulmet kibernetike që goditën vendin tonë, janë dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorët e tretë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Ndërkohë shtoi se lufta në Ukrainë, është një pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor.

Zgjerimi i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor,  çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen. Europianizimi i Ballkanit Perëndimor kërcënohet seriozisht nga aktorë të tretë. Sulmet e fundit kibernetike, dëshmi e kërcënimeve të rrezikshme nga aktorët e tretë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Lufta në Ukrainë, pikë kthese për qasjen e BE-së ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor. Agresioni rus, paqja dhe siguria s’mund të merren si të mirëqena. Lufta në Ukrainë po riformëson skenën ndërkombëtare gjeo-politike dhe gjeo-ekonomike”– ka thënë Begaj ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad