Begaj reagon për rrëmbimin e tre policëve në Kosovë: Akti rëndë provokativ, Serbia t’i lërë të lirë menjëherë

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me rrëmbimin e tre efektivëve të policisë së Kosovës nga Serbia.

Ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, dënon këtë akt dhe u bën thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë.

Kreu i shtetit ndër të tjera i bën thirrje dhe Kosovës që mos të bjerë pre e provokimeve dhe të japë kontributin e tyrë për të çtensionuat situatën.

“Rrëmbimi i tre efektivëve të Policisë së Kosovës brenda territorit kosovar nga trupat serbe është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve Serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritetet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me SHBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, shkruan Begaj.

Zjarr Tv Ad