Begaj uron homologun e tij turk për fitoren: Urime të përzemërta Erdogan, miqësia vëllazërore mes vendeve tona do rritet më tej

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar homologun e tij, Recep Tayip Erdogan për fitoren e tij të tretë si president i vendit.

Përmes një postimi në “Tëitter” Begaj krah urimeve të përzemërta për rizgjidhje Erdoganit shkruan semiqësia mes Turqisë dhe Shqipërisë do vijojë të rritet më tej.

“Urime të përzemërta Erdogan në rizgjedhjen tuaj! Partneriteti dhe miqësia vëllazërore mes Shqipërisë dhe Turqisë do të vazhdojnë dhe do të rritet më tej”, shkruan Begaj.

Këtë të dielë Erdogan u rizgjodh presidenti i Republikës së Turqisë me me 51.4% të votave përballë rivalit të tij, Kemal Kilicdaroglu i cili arriti të siguronte vetëm 48.6% të votave.

Ashtu siç pritej, gara mes dy kandidatëve ka qenë mjaft e fortë dhe kjo tregohet edhe nga diferenca e ngushtë mes tyre në rezultatin përfundimtar.

Pas shpalljes së fitores Erdogan ka mbajtur fjalimin e tij të parë duke falenderuar të gjithë qytetarët të cilët i besuan dhe e votuan.

Zjarr Tv Ad