Behar Sofia, i njohur dhe me emrin Fatmir Sofia, u ekzekutua mëngjesin e sotëm në mes të Tiranës, pranë Piramidës. 66 vjeçari është gjetur i shtrirë në rrugë dhe i gjakosur.
Forca të shumta policie blinduan menjëherë zonën, të dyja anët krah lumit Lana, ndërsa në vendngjarje zbriti dhe vetë kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi.
Behar Sofia nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi është përfshirë në disa ngjarje kriminale.
Ai njihej me nofkën “Padrino i drogës”.
66 vjeçari është qëlluar me një armë me silenciator pasi kalimtarët e rastit nuk kanë dëgjuar zhurma. Ata kanë parë viktimën të shtrirë në tokë i cili u kërkonte ndihmë, dhe menjëherë kanë njoftuar Policinë.
Atentatorët që dyshohet se e kanë ndjekur Behar Sofinë, i janë afruar me makinë dhe e kanë qëlluar me armë
Kur patrulla ka mbërritur në vendgjarje, 66 vjeçari ishte me shenja jete dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Fatkeqësisht, si pasojë e plagëve të marra Behar Sofia ka ndërruar jetë.
Burimet bëjnë me dije se ai po lëvizte nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, krah Lanës, drejt “Rrugës së Elbasanit” ku do tëkohej me një mik të tijin.