Bëhet i detyrueshëm ‘libri për fermerët’, ministrja e Bujqësisë: Ja për çfarë do të shërbejë dhe si do të plotësohet

0
293
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka paralajmëruar sot se për fermerët, do të bëhet me detyrim nga sot e në vijim plotësimi i asaj që do të quhet libri i fermerit.

“Miratuam aktin që ka te beje me futjen e librit të fermerit, për fermerët që prodhojnë për të tregtuar. Arsyeja pse e bejme kete akt të detyrueshëm, për të siguruar gjurmueshmërinë e produktit nga ferma deri në tavolinë që për konsumatorët tanë të kemi rritje të përkujdesjes”, tha ministrja.

Sipas Krifcës, ky proces “do kryhet përmes një komunikimi të qartë, i udhehequr nga Autoriteti i Veterinarise e Mbrojtjes se bimeve qe kane nje grup agronomesh, që do trajnojnë fermerët e do kujdesen që të marrin informacionin e duhur”.

“Ky regjistër do mund të plotësohet nga fermerët nën mbikqyrjen e tyre fillimisht deri sa të krijohet një praktikë, të dimë çfarë preparatesh e produktesh mbrojtëse të bimës, i janë futur bimës.

Me këtë format të ri shkojmë në respektim të standatteve të sigurisë ushqimore për të rritur vëmendjen ndaj sigurisë ushqimore”, tha ministrja.

Zjarr Tv Ad