Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ditën e djeshme Kosova dorëzoi dokumentin e aplikimit për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rreth hapit të parë të Kosovës për t’iu bashkuar familjes evropiane ditën e sotme ka ardhur dhe reagimi i ish-kryetarit të PD, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në “Twitter”, Basha shkruan se aplikimi i Kosovës për anëtarësimin në BE është një hap historik për qytetarët e saj dhe mbarë rajonin.
“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian është një hap historik për qytetarët e saj dhe mbarë rajonin. Europa do të jetë e plotë, më e sigurt dhe e begatë, me Kosovën dhe gjithë vendet e BP pjesë të saj. Koha për të parë drejt së ardhmes. Suksese Kosovë”, shkruan Basha.