Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka hapur një llogari në “GoFundMe” për t’iu ardhur në ndihmë familjes Ademaj, ku humbën dy anëtarë në përmbytjet në qytetin e Pejës.
Përmes një postimi në Facebook, biznesmeni u ka bërë thirrje politikanëve dhe të gjithë atyrë që kanë mundësinë të kontribuojnë.
“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!”, shkroi ai.
Mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën 5-vjeçari Drion Ademaj dhe e ëma e tij Mirsada Ademaj, si pasojë e përmbytjeve në Pejë të Kosovës. Nga vërshimet e ujit janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale ndërsa kryetari i komunës ka kërkuar ndihmë të menjëhershme.