Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ashtu siç ishte paralajmëruar në 109-vjetorin e Pavarësisë të Shqipërisë ka nisur puna për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
I pranishëm në ceremoninë e organizuar në Vlorë, biznesmeni Behgjet Pacolli nuk kurseu elozhet ndaj kryeministrit Rama të cilin e ngriti në “qiell”.
“Ky është kryeministri që unë preferoj, një kryeministër me energji të paparë, një kryeministër me dashuri dhe dëshirë shumë të madhe për të ndryshuar Shqipërinë. Kryeministër ja keni ndalë kësaj pune, ju përgëzoj në rrugëtimin tuaj, jeni duke punuar për qytetarët më të mirë dhe ne kemi të drejtë të kemi të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për vetveten dhe për gjithë miqtë tanë. Na qoftë e mbarë fillimi i kësaj vepre madhështore”, tha Pacolli.