Behgjet Pacolli po ndërton “Sarandën” në Kazakistanin e largët.
Në një postim në Facebook, teksa krenohet me këtë projekt, Pacolli jep edhe arsyet pse zgjodhi ta pagëzojë me këtë emër.
“Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana), ishte një ide dhe vizion e imja, për një lagje moderne në zemër të natyrës.
Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar, si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt është një nga krenaritë e kompanisë tonë”, shkruan Pacolli.
Fshati Saranda në Nur-Sultan (Astana), ishte një ide dhe vizion e imja për një lagje moderne në zemër të natyrës. Aty ku do të vendoseshin kazakët e pasur. Unë zgjodha ta quaj atë “Saranda”, për faktin se është një emër i bukur shqiptar, si dhe qytet turistik në Shqipëri. Sot ky projekt, është një nga krenaritë e kompanisë tonë!